Sulmi i hakerave iranianë/ Tafa: Janë evidentuar mbi 20 grupe, i kemi nën vëzhgim!

schedule20:39 - 2 Shkurt, 2024

schedule 20:39 - 2 Shkurt, 2024

Disa ditë më parë INSTAT ra pre e një sulmi kibernetik. Përgjegjësinë për të cilën e mori “Homeland Justice”, pas të cilëve dyshohet se fshihen hakerat iranianë.

Drejtori i Përgjithshëm i AKCESK, Igli Tafa në emisionin “Sheshi i Dollarit”ABC News nënvizoi se të dhënat e censusit janë të sigurta. Gjithashtu ai deklaroi se janë evidentuar mbi 20 grupe, duke shtuar se këto grupe i kanë nën vëzhgim.

“Çdo sektor ka peisazhin e vet dhe mundësitë e veta. Në çdo sektor ka vizion për të dyja këto dhe çdo sektor duke filluar nga ai qeveritar, AKSHI, që ka bbërë një investim të madh në të dyja këto drejtime një qeverisje shumë të mirë elektronike dhe kibernetike dhe së fundmi po parashikon investime shumë të mëdha. Më pas të vazhdojmë me sektorin e transportit që po investohet si asnjë vit më parë. Mund të them që në çdo sektor ka një vizion të qartë për të investuar. Shqipëria në nivel vizioni po të krahasohet me vitin 2022-2023 është shumë pozitive. Por ne duhet të kuptojmë që siguria kibernetike është një proces dinamik që i ngjan një filmi ku aktori kryesor ecën me një makinë të shpejtë dhe pamjet lëvizin në mënyrë marramendëse. Tjetra që është me rëndësi është që ne duhet të jemi shumë herë më alert për shkak sepse sulmet nuk janë nga grupe (haktivistësh), por janë të mirëoganizuara që po del nga një shtet. Po të marrim shtetin i cili po na sulmon në mënyrë periodike, janë evidentuar mbi 20 grupe në të cilën mund të gjenerohen kërcënime që ne i kemi në vëzhgim, po identifikojmë teknikat, taktikat që ata përdorim. Por grupet ndryshojnë sjellje”, ka thënë ai.

/abcnews. al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!