Sulmi i ëndrrave Lukaku-Dybala-Lautaro, Interi i “mbingopur”, Dzeko “out”

schedule10:35 - 20 Qershor, 2022

schedule 10:35 - 20 Qershor, 2022

Interi është shumë afër arritjes së marrëveshjes me Romero Lukalun dhe Paolo Dybalan, të cilët së bashku me Lautaro Martinez do të formonin edhe sulmin e ëndrrave.

Me ardhjen e dy sulmuesve, për Edin Dzeko hapësirat do të limitoheshin dhe largimi për të mund të jetë i pashmangshëm.

Sulmuesi boshnjak iu bashkua Nerazzurëve nga Roma në verën e vitit 2021, por e ardhmja e tij nuk pritet të jetë në Giuseppe Meazza.

Sipas “Sport” raportohet se për boshnjakun interesim kanë shfaqur dy gjigantët spanjoll Real Madrid dhe Valencia.

Dy trajnerët, Carlo Ancelotti i Real Madridit dhe Gennaro Gattuso i Valencias e vlerësojnë jashtëzakonisht shumë sulmuesin boshnjak dhe dëshirojnë ta kenë në radhët e veta.

36-vjeçari ka kontratë me Interin edhe një vit, por mund ta zgjidhë atë për tu larguar si futbollist i lirë.

Vlen të theksohet se edicionin e fundit Dzeko me Interin u paraqit në 49 ndeshje zyrtare ku ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë. /f.a/abcnews.al