Sulmi i armatosur në Meksikë, humbin jetën nëntë persona

schedule19:06 - 4 Shkurt, 2020

schedule 19:06 - 4 Shkurt, 2020

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën këtë të martë në Meksikë si pasojë e një konflikti të ndodhur në një objekt me video lojëra në Meksikën perëndimore.

Mediat e huaja raportojnë se katër persona të armatosur janë futur në këtë objekt dhe kanë qëlluar për vdekje nëntë vetë.

Sulmi ndodhi në qytetin Uruapan, ku sulmuesit sulmuan një patrullë të policisë komunale, duke vrarë një oficer policie dhe duke plagosur dy të tjerë.

Ndërkohë lufta midis karteleve të drogës Halisko dhe Viagra ka tronditur qytetin për disa vite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!