Sulmi i armatosur në Haiti, OKB: Të paktën 70 persona u vranë nga banda, shumë të tjerë u plagosën

schedule18:29 - 4 Tetor, 2024

schedule 18:29 - 4 Tetor, 2024

Persona të armatosur nga një bandë vranë të paktën 70 njerëz në Haiti dhe plagosën rëndë të paktën 16 të tjerë ndërsa po kalonin me makinë nëpër një qytet të vendit duke qëlluar me pushkë automatike, tha OKB.

“Anëtarët e bandës “Gran Grif”, të armatosur me pushkë automatike, hapën zjarr mbi banorët, duke vrarë të paktën 70 njerëz, duke përfshirë rreth 10 gra dhe tre foshnja,” tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Sipas OKB-së, të paktën 16 persona u plagosën rëndë në sulmin e mëngjesit të së enjtes, pasi anëtarët e bandës thuhet se dogjën të paktën 45 shtëpi dhe 34 automjete, duke i detyruar banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre./abcnews.al