Sulmi i 11 shatorit përkujtohet në mënyra të ndryshme nga amerikanët

schedule19:49 - 11 Shtator, 2023

schedule 19:49 - 11 Shtator, 2023

E marta e 11 shatorit e vitit 2001 nisi si një ditë krejtësisht normale. Si në qytetin e Nju Jorkut ashtu edhe në Uashington, nxënësit shkonin në shkollë, punëtorët në zyrë e rreth 17 mijë njerëz shkuan në punët e tyre në Qendrën Botërore të Tregtisë. Mirëpo, në fund të ditës, bota pati një ndryshim drastik.

Shtetet e Bashkuara kishin pësuan sulmin e tyre më të madh terrorist. 22 vjet më von kambanat kanë rënë në vendin ku dikur qëndronin kullat binjake teksa amerikanët përkujtonin tmerrin e asaj dite.

Shumë qytetarë u mblodhën në memorialë, në komuna e kampuse dhe ngado për të përkujtuar sulmet. Gati 3 mijë persona u vranë kur aeroplanët e rrëmbyer u rrëzuan në Qendrën Tregtare Botërore të Nju Jorkut, Pentagon dhe Shanksville, Pensilvani, dhe sulmi riformoi politikën e jashtme amerikane dhe shtoi frikën.

Për ti kujtuar viktimat komunitete të tjera në të gjithë SHBA-në bëjnë homazhe me momente heshtjeje, ndezje të qirinjve e organizohen edhe aktivitete të tjera.

Si një mënyrë tjetër për ta shënuar përvjetorin, shumë amerikanë bëjnë punë vullnetare në atë që Kongresi ka caktuar si Ditën e Patriotëve e Dita Kombëtare e Shërbimit dhe Përkujtimit. Në vendin e sulmit, Zëvendës Presidentja Kamala Harris do t’i bashkohet ceremonisë në sheshin Kombëtar të Memorialit dhe Muzeut të 11 Shtatorit.

Në këtë ngjarje nuk do të ketë fjalime nga figurat politike, por do t’u jepet fjala familjarëve të viktimave për një lexim prej një ore të emrave të të vdekurve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!