Sulmi ajror rus, Ukraina bën thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

schedule22:31 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 22:31 - 29 Dhjetor, 2023

Ukraina ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas sulmit më të madh ajror të Rusisë ndaj vendit që nga fillimi i pushtimit të saj në shkallë të plotë.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba shkroi në platformën X:

“Ukraina, së bashku me tre duzina shtete anëtare të OKB-së, kërkuan që Presidenca ekuadoriane të thërrasë një takim urgjent të KS të OKB-së për të adresuar sulmin me raketa dhe dron të Rusisë kundër Ukrainës, i cili rezultoi në viktima të shumta civile dhe shkatërrim të rëndë të infrastrukturës civile,” shkroi Kuleba.

Presidenca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së vendoset në baza mujore dhe Ekuadori mban përgjegjësinë për dhjetorin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!