Sulmi ajror në Bejrut, Netanyahu: Armiqtë tanë menduan se dukeshim si rrjetë merimange

schedule08:08 - 28 Shtator, 2024

schedule 08:08 - 28 Shtator, 2024

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu komentoi sulmin izraelit në Bejrut që synonte liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, pak para se ai të largohej nga Nju Jorku.

“Armiqtë tanë menduan se dukeshim si rrjetë merimangash. Kështu thoshte njëri prej tyre”, tha Netanyahu.

Hassan Nasrallah e ka përdorur vazhdimisht këtë karakterizim të Izraelit, duke argumentuar se është një shtet i dobët që do të humbasë.

“Për çfarë rrjete merimangash po flasin? Ne kemi tendona, vullnet dhe forcë prej çeliku”, vijoi Netanyahu, duke nënvizuar se “po luftojmë për mbijetesë, pa asnjë gjurmë ekzagjerimi”.

Pasditen e së premtes, Izraeli nisi një nga valët më të rënda të sulmeve ajrore në Bejrut në vite, duke vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur 91 të tjerë, tha ministria e shëndetësisë e Libanit.

Forcat e Armatosura të Izraelit (IDF) folën për një “goditje precize” në shtabin e Hezbollahut. Mediat izraelite raportuan se objektivi i sulmit izraelit ishte lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Megjithatë, një burim nga lëvizja libaneze siguroi se Hassan Nasrallah është i sigurt./abcnews.al