Sulmi ajror në bazën ushtarake në Ukrainë, u lëshuan 30 raketa, 9 të vrarë dhe 57 të plagosur

schedule09:27 - 13 Mars, 2022

schedule 09:27 - 13 Mars, 2022

Lviv, një zonë në perëndim të Ukrainës që më parë mendohej se ishte e sigurt dhe ku refugjatët po iknin, është goditur nga një sulm ajror rus.

Baza e stërvitjes ushtarake Yavoriv, ​​afër kufirit polak, u godit nga disa raketa këtë të diel, thonë zyrtarët.

Deri më tani raportohet për nëntë të vrarë nga ky sulm, ndërsa 57 të tjerë janë plagosur tha guvernatori i rajonit Lviv.

Ai thotë se Rusia gjuajti 30 raketa mbi objektin ushtarak.

Ky sulm në këtë zonë është afër Polonisë dhe potencialisht një paralajmërim për NATO-n, e cila shpesh e përdor bazën si një vend trajnimi.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!