Sulmet terroriste, Macron kërkon reformimin e Schengen-it

schedule21:11 - 6 Nëntor, 2020

schedule 21:11 - 6 Nëntor, 2020

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka kërkuar një reformim të Marrëveshjes së Shengenit, pas sulmeve të fundit terroriste në Francë dhe Austri.

“Ne duhet të rishikojmë rrënjësisht Shengenin për të rimenduar organizimin e tij, për të intensifikuar mbrojtjen tonë të përbashkët të kufirit me një forcë të vërtetë policie të sigurisë në kufijtë e jashtëm të zonës, por gjithashtu duke forcuar integrimin e rregullave tona dhe një operacion të përbashkët të ministrave tanë të ngarkuar të çështjeve të brendshme dhe të sigurisë ”, tha Macron.

Macron tha se sulmet e fundit në Francë dhe Austri ishin një paralajmërim për Evropën se “rreziku terrorist është kudo”.

Presidenti francez ka edhe një plan konkret për krijimin e një trupe policore kufitare europiane që të ketë në përbërje të paktën 4800 policë, të cilët do të mbajnë në mbikëqyrje kryesisht pikat hyrëse të emigrantëve në vendet e jugut të Europës.

“Ne do të rrisim nga 2,400 në 4800 oficerë policie, ushtarë të cilët do të mobilizohen për të luftuar kundër emigracionit të paligjshëm”, shtoi ai pasi theksoi se “luftimi në mënyrë efektive kundër këtij terrorizmi islamik do të thotë të luftosh kundër rrjeteve të trafikantëve që kanë lidhje me terrorizmin, ndonjëherë janë vetë terroristët ”.

Zona Shengen përbëhet nga 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së, si dhe Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtejn, midis të cilave nuk ka kontrolle kufitare. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!