Sulmet ruse në rajonin ukrainas, raportohet për disa të plagosur

schedule18:26 - 4 Janar, 2025

schedule 18:26 - 4 Janar, 2025

Së paku tre persona, mes tyre dy fëmijë, mbetën të plagosur si pasojë e sulmeve ruse në rajonin Sumi në veriperëndim të Ukrainës, njoftuan autoritetet lokale.

Rajoni Sumi është në kufi me rajonin rus Kurs dhe është goditur vazhdimisht nga forcat ruse për muaj me radhë.

“Rusia goditi me një bombë një kompleks banimi dhe për pasojë dy fëmijë dhe një i rritur mbetën të plagosur”, njoftoi njësia ushtarake e rajonit Sumi përmes një postimi në rrjetin Telegram.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!