Raketat ruse që goditën të hënën qytetet ukrainase vranë të paktën 19 persona dhe plagosën rreth 105 të tjerë, sipas autoriteteve ukrainase, shkruan skynews.
Presidenti ukrainas e quajti sulmin “një akt të hapur terrorizmi” kundër civilëve.
Ndërkohë ditën e sotme janë dëgjuar sërish sirenat e alarmit, sipas Paul Adams i BBC-së, teksa ukrainasit u zgjuan pas sulmeve të djeshme në qytete në të gjithë vendin.
Sulme të tjera u raportuan në Zaporizhizhia gjatë natës.
/abcnews.al