Sulmet në Ukrainë, Macron: Putin nuk do paqe dhe nuk është gati të negociojë

schedule21:13 - 17 Nëntor, 2024

schedule 21:13 - 17 Nëntor, 2024

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se Vladimir Putin nuk do paqe me Ukrainën dhe se nuk është gati të negociojë me të. Kjo deklaratë vjen pas breshërisë së sulmeve ajrore ndaj Ukrainës.

“Pas kësaj ofensive, një nga më intensivet që nga fillimi i konfliktit, besoj se është e qartë se synimet e presidentit Putin janë të intensifikojë luftimet” , deklaroi Emmanuel Macron në Buenos Aires.

“Nëse ne duhet të dimë se cilat janë qëllimet e Putin, çfarë ka bërë ai në terren, le të jenë të qarta: çfarëdo që të jenë deklaratat e tij, ai nuk dëshiron paqe dhe nuk është i gatshëm ta negociojë atë”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!