Sulmet në Odesa, raportohet për 3 të plagosur

schedule08:41 - 14 Gusht, 2023

schedule 08:41 - 14 Gusht, 2023

Qyteti i Ukrainës, Odesa, ka përjetuar një tjetër natë sulmesh me dronë dhe raketa ruse, nga të cilat më i fundit ka lënë të plagosur të paktën tre persona, sipas zyrtarëve lokalë.

Komanda e forcave të armatosura të Ukrainës në jug tha se forcat e saj të mbrojtjes ajrore shkatërruan të 15 dronët dhe tetë raketa Kalibr. Qyteti port i afërt i Mykolaiv ishte gjithashtu në shënjestër, me alarmet ajrore gjatë gjithë natës.

Odesa, porti më i madh dhe baza detare e Ukrainës, është sulmuar në mënyrë të përsëritur me raketa dhe dronë që kur Moska u tërhoq muajin e kaluar nga një marrëveshje e mbështetur nga OKB-ja që lejonte dërgimin e sigurt të grurit nga portet e Ukrainës.

/abcnews.al