Volodymyr Zelensky është takuar me zyrtarë për të diskutuar çështjet kyçe rreth situatës në Kursk, duke përfshirë sigurinë dhe ndihmën humanitare.
Udhëheqësi ukrainas deklaroi se vendi i tij “po mbron veten dhe jetët e njerëzve të tij në komunitetet kufitare”, “duke ndërmarrë hapa aktivë në territorin rus”.
Në fillim të kësaj jave, komandanti i lartë ushtarak i Ukrainës tha se trupat e tij kishin nën kontroll 1000 kilometra katrorë territor rus.
Synimet e Kievit nuk janë plotësisht të qarta, por disa analistë spekulojnë se sulmi synon të forcojë pozitën e Ukrainës në negociatat e ardhshme të paqes./abcnews.al
Meeting on the situation in the Kursk region. We discussed key issues: security, humanitarian aid, and, if necessary, the establishment of military commandant’s offices.
Ukraine is defending itself and the lives of its people in border communities while also taking active steps… pic.twitter.com/fdECTBzhPD
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 14, 2024