Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha i ka cilësuar mizore dhe të pajustifikuara vrasjet e civilëve në Bucha nga forcat ruse.
Përmes një postimi në twitter Basha shkruan se kjo është një tjetër provë e mizorisë së Putin, duke shtuar se duhen vendosur sanksione të reja ndaj tij.
Postimi i Bashës:
Pamjet nga #Bucha janë edhe një herë prova e mizorive të kësaj lufte të pajustifikuar të kërkuar nga Putin.
Ai duhet të mbajë përgjegjësi, duhen vendosur sanksione më të ashpra.
/Abcnews.al/