Linja ajrore kryesore e Turkmenistanit këtë të mërkurë ka njoftuar ndalimin e fluturimeve për në Moskë, duke përmendur shqetësimet e sigurisë pas sulmeve me dron ukrainas në kryeqytetin rus.
“Për shkak të situatës në zonën ajrore të Moskës dhe bazuar në një vlerësim të rrezikut për të garantuar sigurinë e fluturimeve, të gjitha fluturimet e Turkmenistan Airlines në linjën Ashgabat-Moskë-Ashgabat do të pezullohen”,thuhet nga linja ajrore në Turkmenistan.
Turkmenistan Airlines tha se tani do të fluturojë në vend të kësaj për në Kazan, një qytet rreth 440 milje (700 km) në lindje të Moskës.
Sulmet me dronë bënë që Vnukovo, një nga katër aeroportet e Moskës, të mbyllet shkurtimisht në fillim të kësaj jave./abcnews.al