Sulmet kibernetike në Shqipëri dhe dalja e e-maileve të zyrtarëve shtetërorë në Shqipëri, ishte sërish temë diskutimi në emisionin “Log.” të gazetarit Endri Xhafo.
I ftuar në studio gazetari Sokol Bregu tha se e-mailet e Nanos janë asgjë krahasuar nëse hakerat do të sulmonin sistemet ajrore apo atë të energjisë elektrike në vendin tonë.
Sipas tij kemi përballë një fuqi kibernetike, e cila aktualisht është thjeshtë duke luajtur me Shqipërinë.
“E-mailet e Nanos janë thjeshtë për informacionin, dhe nuk e godasin popullin. Eksperti dha një shpjegim shumë të mirë për të kuptuar se me kë kemi të bëjmë. E kemi marrë lehtë Iranin, populli e ka marrë thjeshtë këtë luftë. Por ata nesër ata mund të nxjerrin dhe e-mail që mund t’i ketë çuar të dashurës. E-mailet e Nanos në krahasim me atë që mund të na godisnin siç është hapësira ajrore apo sistemi i energjisë elektrike do të ishte më e rëndë. Nëse hyjmë në këtë lojën e atyre që ata na kanë hedhur varet ku do shkojmë më pas”, tha Bregu.
/T.H/Abcnews.al/