Sulmet kibernetike, BE, sanksione Rusisë, Kinës dhe Koresë së Veriut

schedule10:43 - 23 Korrik, 2020

schedule 10:43 - 23 Korrik, 2020

Ambasadorët e Bashkimit Europian dhanë dritën jeshile për sanksionimin e Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU), si dhe të disa subjekteve kineze dhe koreane, për shkak të tre sulmeve të kibernetike në 3 vitet  e fundit.

Disa burime për  REL deklaruan të mërkurën se ambasadorët kanë vendosur të pezullojnë asetet e GRU-së, të kompanisë kineze Tianjin Huaying Haitai Science & Technology dhe të kompanisë verikoreane, Chosun Expo,

Ata po ashtu do të pezullojnë  fondet e mundshme të këtyre tri subjekteve në BE dhe do t’iu ndalojnë vizat gjashtë qytetarëve nga Kina dhe Rusia, për të cilët BE-ja beson se janë pjesë e sulmeve kibernetike: WannaCry, NotPetya dhe Cloud Hopper. Sanksionet, që pritet të miratohen formalisht para fundit të korrikut, janë të parat që ndërmerr BE-ja nën regjimin e ri të sanksionimit kibernetik.

Ky regjim është miratuar vitin e kaluar dhe i lejon bllokut t’iu ndalojë vizat dhe t’iu pezullojë asetet njerëzve dhe subjekteve të përfshira në sulme kibernetike kundër shteteve anëtare të Bashkimit Europian, por edhe kundër vendeve të treta dhe organizatave ndërkombëtare.

Tre sulmet, të cilat janë lidhur me Rusinë, Kinën dhe Korenë e Veriut nga agjenci të ndryshme të inteligjencës, kanë goditur disa shtete anëtare të BE-së dhe vende të tjera në botë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!