Sulmet izraelite në Siri, si goditje ‘sizmike’/ Shpërthimet ishin aq të forta sa një tërmet 3.1 ballë

schedule12:11 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 12:11 - 16 Dhjetor, 2024

Sulmet izraelite mbi objektivat ushtarake në Siri gjatë natës shkaktuan shpërthime sa një tërmet me magnitudë 3.1 ballë. Sulmet në rajonin bregdetar Tartus, gjithashtu shtëpia e një baze të marinës ruse, u përshkruan si “sulmet më të rënda” në zonë në më shumë se një dekadë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se avionët luftarakë izraelitë goditën njësitë e mbrojtjes ajrore dhe “depot e raketave tokë-tokë”, pjesë e një fushate për të shkatërruar rezervat e armëve të regjimit që mund të bien në duart e rebelëve islamikë.

Monitoruesi me bazë në Britani tha se shpërthime të fuqishme u dëgjuan “si rezultat i goditjeve të njëpasnjëshme dhe fluturimit të raketave tokë-tokë nga magazinat”.

Izraeli raportohet gjithashtu të ketë shënjestruar raketahedhës në zonën e Hama dhe radarë në aeroportin ushtarak Deir ez-Zor./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!