Shtatë spitale dhe 21 qendra shëndetësore të kujdesit parësor në Gaza janë jashtë shërbimit dhe 64 personel mjekësor janë vrarë ndërsa Izraeli vazhdon sulmet ajrore, tha të premten një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë palestineze.
“Për shkak të shkeljeve izraelite, shtatë spitale janë jashtë shërbimit dhe 21 qendra të kujdesit shëndetësor parësor. 64 personel mjekësor u vranë dhe 23 ambulanca u shkatërruan,” tha zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë Dr. Ashraf Al-Qidra.
Të enjten, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha në një deklaratë se më shumë se 60% e objekteve të kujdesit parësor janë mbyllur dhe spitalet në Gaza janë në prag të kolapsit për shkak të mungesës së energjisë, ilaçeve, pajisjeve dhe personel të specializuar./abcnews.al