Sulmet izraelite në Bregun Perëndimor, 11 të vdekur dhe 24 të plagosur

schedule08:27 - 29 Gusht, 2024

schedule 08:27 - 29 Gusht, 2024

Izraeli ka kryer një operacion ushtarak në shkallë të gjerë, duke shkaktuar viktima në zonat veriore të Bregut Perëndimor të pushtuar. Operacioni u zhvillua në kuadrin e konfliktit të vazhdueshëm me Hamasin në Rripin e Gazës, i cili vazhdon prej gati njëmbëdhjetë muajsh.

Forcat e armatosura izraelite vranë nëntë terroristë të armatosur në Jenin, Toumbas dhe Tulkarem, duke përfshirë shtatë në sulmet ajrore. Nga ana e saj, Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez tha 11 janë vrarë dhe 24 kanë mbetur të  të plagosur.

Në mesin e të vekurve ka edhe fëmijë, sipas OKB-së, sekretari i përgjithshëm i së cilës Antonio Guterres tha se ai po monitoronte situatën i shqetësuar. Ai dënoi përdorimin e “taktikave të luftës” që shkojnë përtej normave ndërkombëtare për ruajtjen e rendit.

Sipas lëvizjes islamike palestineze Hamas, tre nga të vrarët në kampin e refugjatëve Jenin ishin anëtarë të krahut të saj ushtarak.

Që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, e cila tashmë është në ditën e saj të 328-të, dhuna në Bregun Perëndimor, një zonë nën pushtimin izraelit që nga viti 1967, është rritur.

Të paktën 637 palestinezë janë vrarë atje që atëherë, sipas OKB-së, ndërsa të paktën 19 izraelitë, përfshirë ushtarë, janë vrarë në sulmet apo operacionet palestineze, sipas shifrave zyrtare izraelite.

Qeveria amerikane, e cila këmbëngul se kundërshton çdo zgjerim të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, njoftoi të mërkurën sanksione të reja kundër kolonëve “ekstremistë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!