Sulmet e përgjakshme në Jenin/ Forcat izraelite tërhiqen nga qyteti palestinez

schedule21:48 - 4 Korrik, 2023

schedule 21:48 - 4 Korrik, 2023

Shenjat e de-përshkallëzimit janë të dukshme në Bregun Perëndimor pas ciklit të ri të gjakderdhjes, i cili u përhap pak orë më parë dhe u konsiderua si një nga momentet më kritike në konfliktin izraelito-palestinez në dekadat e fundit. Forcat izraelite kanë filluar të tërhiqen nga qyteti palestinez Jenin, tha një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes, pas një prej operacioneve më të mëdha ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar në vitet e fundit.

Vihet re se të paktën 11 persona kanë vdekur në Jenin që nga dita e djeshme, kur filloi operacioni i madh ushtarak i forcave izraelite.

Më herët, Hamasi mori përgjegjësinë për një sulm me makinë dhe thikë në Tel Aviv, ku u plagosën tetë persona, sipas autoriteteve izraelite.

Organizata palestineze tha se një palestinez 20-vjeçar, anëtar i Hamasit, ishte autori i sulmit, duke theksuar se ai u krye si një “përgjigje e parë” ndaj operacionit ushtarak në shkallë të gjerë të Izraelit në Bregun Perëndimor.

Ishte një shenjë se “forcat pushtuese do të paguajnë çmimin për krimet në Jenin”, tha sot një zëdhënës i organizatës palestineze.

Policia izraelite e përshkroi incidentin si “terrorist”, duke thënë se i dyshuari u “neutralizua” nga një qytetar që nxitoi për të ndihmuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!