Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se sulmet në Iran do të vazhdojnë “sa të jetë e nevojshme” dhe se kjo fushatë ushtarake synon të sjellë “paqe të vërtetë”.
Netanyahu tha se të gjithë e dinë se “një regjimi kaq vrasës” nuk duhet të ketë armë bërthamore që mund të “kërcënojnë gjithë njerëzimin”. Ai falënderoi popullin iranian për guximin e tij, duke thënë se ata po lirohen nga lidhjet e tmerrshme me regjimin aktual.
Kryeministri izraelit u bëri thirrje iranianëve të veprojnë, duke shtuar se ky është një moment për të dalë në rrugë dhe për të kontribuar në rrëzimin dhe shkatërrimin e këtij regjimi.


