“Sulmet britanike për emigrantët shqiptarë”, Balla shënjestron Sali Berishën: Mbron ata që të shpallën “non grata”

schedule17:29 - 5 Nëntor, 2022

schedule 17:29 - 5 Nëntor, 2022

Qeveria shqiptar dhe veçanërisht kryeministri Edi Rama u ka dalë kundër disa përfaqësuesve në qeverinë britanike të cilët e kanë cilësuar si një rrezik emigrantët shqiptar për vendin e tyre.

Duke folur për këtë çështje, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, ka shenjëstruar Sali Berishën, duke e pyetur se pse i del në mbrojtje Britanisë kur e kanë shpallur “non grata”. Sipas Ballës PD është futur në “çorbën” e rublave ruse.

“Saliu edhe ai po merrte në mbrojtje qeverinë britanike. Kam një pyetje për të që e ka shpallur non grata. E kanë akuzuar për korrupsion të nivelit të lartë. Për atë çështjen tënde i beson apo jo? SHBA dhe Britania e kanë shpallur non grata për korrupsion dhe minim të demokracisë. Kur ne flisnim për rublat ruse tek PD të kthyera në dollar. Kishin hyrë në financat e PD-së. Keqardhje e madhe që kjo parti është kthyer kështu, dhe është një parti e zhytur thellë në çorbën e rublave të Vladimir Putin.” tha Balla.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!