Sulmet ajrore kundër rebelëve në Siri, të paktën 25 të vrarë

schedule07:54 - 2 Dhjetor, 2024

schedule 07:54 - 2 Dhjetor, 2024

Të paktën 25 persona u vranë në Siri gjatë sulmeve ajrore të kryera nga qeveria siriane dhe Rusia, tha shërbimi i shpëtimit i drejtuar nga opozita siriane i njohur si Helmetat e Bardha të hënën.

Avionët rusë dhe sirianë goditën qytetin e kontrolluar nga rebelët, Idlib në Sirinë veriore të dielën ndërsa presidenti Bashar al-Assad u zotua të shtypte kryengritësit që kishin hyrë në qytetin e Aleppos.

Ushtria pretendoi gjithashtu se kishte rimarrë disa qytete që rebelët kishin pushtuar ditët e fundit.

Banorët thanë se një sulm goditi një zonë banimi të mbushur me njerëz në qendër të Idlib, qyteti më i madh në një enklavë rebele pranë kufirit turk, ku rreth katër milionë njerëz jetojnë në tenda dhe banesa të improvizuara.

Të paktën shtatë persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën. Ushtria siriane dhe aleati i saj Rusia thonë se synojnë strehët e grupeve kryengritëse dhe mohojnë të sulmojnë civilët.

Dhjetë fëmijë ishin mes të vdekurve në sulmet ajrore në dhe rreth Idlib dhe objektiva të tjerë në territorin e kontrolluar nga rebelët pranë Alepos të dielën, sipas Helmetave të Bardha.

Numri total i të vdekurve nga sulmet siriane dhe ruse që nga 27 nëntori është rritur në 56, duke përfshirë 20 fëmijë./abcnews.al