Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmet ajrore godasin urën më të lartë në Lindjen e Mesme

schedule15:16 - 2 Prill, 2026

schedule 15:16 - 2 Prill, 2026

Një urë 1,000 metra e gjatë që lidh dy nga qytetet më të mëdha të Iranit është shembur, raporton agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars.

Me një lartësi prej 136 metrash, Ura B1 midis Teheranit dhe Karajit konsiderohet si më e larta në Lindjen e Mesme dhe u përurua në fillim të këtij viti, sipas Fars.

Ajo u cilësua në median shtetërore si “një nga projektet më komplekse inxhinierike në Azinë Perëndimore”.



Press TV iranian raportoi se ura vlerësohej në 400 milionë dollarë.

Ndryshe, Garda Revolucionare e Iranit thotë se ka synuar objektet e çelikut dhe aluminit të lidhura me SHBA-në në shtetet e Gjirit.

Këto sulme ishin një “paralajmërim”, sipas tyre.

Ata thanë se nëse industritë iraniane goditen përsëri, “përgjigja e ardhshme e Teheranit do të jetë më e dhimbshme”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!