Sulme në varrin e Karl Marks, autoritetet britanike vendosin telekamera sigurie

schedule11:10 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 11:10 - 27 Dhjetor, 2019

Në varrin e Karl Marks në varrezat e Hajgejt në Londër, janë vendosur telekamera sigurie, për të shmangur apo sinjalizuar vandalë të mundshëm, si ata që e dëmtuan në janar dhe në shkurt të këtij viti. Përshkak të sulmeve autoritetet janë detyruar të restaurojnë bustin e themeluesit të komunizmit. Vendimi për të instaluar telekamerat me qark të mbyllur u mor pas konsultimeve me ekspertë të sigurisë. Turistë gjermanë shprehen të trishtuar për faktin se duhen marrë masa të tilla, duke theksuar se një gjë e tillë në Gjermani nuk duhet të kishte ndodhur.

Marks frymëzoi regjime që ushtruan një mbikqyrje të paprecedentë mbi qytetarët e tyre në emër të idesë për komunizmin. Libri “1984” i Xhorxh Oruell kritikon këto regjime totalitare duke treguar se ajo ishte një shoqëri e spiunuar natën dhe ditën. Sipas Xhin Seton që jep histori në Universitetin Uestminster, shkrimtari do të ishte kënaqur me kamerat që vëzhgojnë varrin e Marks. Për pjesën tjetër, varri i Marks përfaqëson anën njerëzore dhe jo atë ideologjike. Monumentet që iu dedikuan atij janë hequr në të gjithë botën, por varri është ai i një njeriu.

Në muajin shkurt të këtij viti, varri i Marks u vandalizua për herë të dytë në dy muaj. Në ‘të shkruhej me bojë të kuqe “doktrina e urrejtjes” dhe “arkitekt i genocidit”.

Karl Marks i cili ndodhet në një varr me bashkëshorten e tij Xheni von Uestpalen, është një nga më të famshmit në Hajgejt. Ai u transferua në Londër në 1849-ën dhe qëndroi aty deri sa ndërroi jetë në vitin 1883./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!