Nëntë palestinezë janë vrarë gjatë një sulmi ushtarak izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar, i cilësuar si më vdekjeprurësi në vite thonë zyrtarët palestinezë.
Një grua e moshës 60-vjeçare u raportua në mesin e të vdekurve, në qytetin e Jeninit.
Ushtria izraelite tha se trupat e saj hynë për të arrestuar militantët e Xhihadit Islamik që planifikonin “sulme të mëdha”.
Presidenca palestineze akuzoi Izraelin për një “masakër” në Jenin, e cila ka qenë skenë e bastisjeve të përsëritura muajt e fundit.
Inkursionet janë pjesë e asaj që ushtria izraelite e përshkruan si një ofensivë anti-terroriste që filloi prillin e kaluar.
Të shtëna të forta armësh dhe shpërthime mund të dëgjoheshin në pamjet video nga kampi i refugjatëve Jenin të enjten në mëngjes, ndërsa trupat izraelite rrethuan ndërtesat dhe u përleshën me militantët palestinezë.
Ministria palestineze e shëndetësisë identifikoi tre nga të vrarët si Magda Obaid, 60 vjeç, Saeb Izreiqi, 24 vjeç dhe Izzidin Salahat, 26 vjeç.
Njëzet persona u plagosën gjithashtu, katër prej tyre në gjendje të rëndë, tha ajo./abcnews.al/