Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sulm terrorist në Somali, 23 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur

schedule10:00 - 29 Tetor, 2017

schedule 10:00 - 29 Tetor, 2017

Një sulm terrorist ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në Mogadish të Somalisë. Mësohet se 23 persona janë vrarë dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Lajmi bëhet I ditur nga policia e somalisë. Fillimisht atentati nisi me shpërthimin e dy autobombave në një hotel të qytetit Mogadish. Më pas disa terroristë kanë hyrë në godinën e hotelit dhe kanë marrë peng shumë persona. Falë ndërhyrjes së agjentëve special janë liruar 30 persona, mes të cilëve edhe një ministër. Në operacion 3 terroristë u vranë dhe 2 të tjerë u arrestuan. Sulmi është marrë përsipër nga organizata terorriste Al Shabab.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!