Sulm terrorist me bombë në një plazh në Somali 32 të vdekur dhe 63 të plagosur

schedule10:54 - 3 Gusht, 2024

schedule 10:54 - 3 Gusht, 2024

Të paktën 32 persona janë vrarë dhe 63 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi terrorist me bombë në një plazh në Somali.

Shpërthimi ndodhi teksa njerëzit notonin në një vendpushim popullor në kryeqytetin Mogadishu mbrëmjen e së premtes. Nga pamjet e publikuara në internet, shihe trupat e viktimave të shtrirë në plazh në errësirë dhe të tjerët duke vrapuar për t’u larguar në zonë më të sigurt.

Sipas autoriteteve  vendase, autori hodhi veten në erë, e për pasojë vdiqën dhe tre persona nga forcate  sigurisë.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar ish-kreymenistri Hassan Ali Khaire, i cili u shpreh se “Fakti që sulmi terrorist përkon me këtë natë kur plazhi është më i mbingarkuari tregon armiqësinë e terroristëve ndaj popullit somalez”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!