Sulm në stacionin e policisë në Iran, 11 të vrarë

schedule09:01 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 09:01 - 15 Dhjetor, 2023

Të paktën 11 policë u vranë pas sulmit në një stacion policie në juglindje të Iranit Provinca Sistan-Baluchistan.

“Gjatë një sulmi terrorist kundër selisë së policisë së qytetit Rask, 11 policë u vranë dhe disa të tjerë mbetën të plagosur”, tha zëvendësguvernatorja e  provincës, Alireza Marhamati.

Organizata Jaish al-Adl, e cila pretendon më shumë të drejta dhe kushte më të mira për anëtarët e pakicës etnike Baluch, mori përgjegjësinë për sulmin. Provinca Sistan-Baluchistan, e cila ndodhet pranë kufijve të Iranit me Afganistanin dhe Pakistanin, jeton në varfëri ekstreme.

Shumica e banorëve të saj janë sunitë, ndryshe nga shumica e iranianëve që janë shiitë.

/abcnews.al