Sulm në selinë e OKB-së në Afganistan, 1 viktimë dhe disa të plagosur

schedule08:57 - 1 Gusht, 2021

schedule 08:57 - 1 Gusht, 2021

Të paktën një oficer ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në një sulm ndaj selisë së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Afganistan. Ngjarja ndodhi në në zonën përreth Heratit, ku ndodhet ndërtesa, sipas Misionit të Kombeve të Bashkuara për Ndihmë në Afganistan (UNAMA).

Sekretari i Përgjithshëm António Guterres  tha se “sulmet kundër personelit dhe objekteve të OKB-së janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar dhe mund të përbëjnë krime lufte”.

Në një  deklaratë përmes Zëdhënësit të tij, Farhan Haq, Guterres përsëriti përkushtimin e OKB -së për mbështetjen ndaj qeverisë dhe popullit të Afganistanit në përpjekjet e tyre për të arritur paqen dhe stabilitetin.  Shefi i OKB -së shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e viktimës dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!