Sulm në Çeçeni, humbin jetën disa persona

schedule19:19 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 19:19 - 28 Dhjetor, 2020

Të paktën tre persona kanë humbur jetën, mes të cilëve  dy pjesëtarë të sigurisë, pas një shkëmbimi me armë zjarri në kryeqytetin e rajonit të Çeçenisë. Mediat vendase bëjnë me dije se sulmuesit hapën zjarr ndaj policisë, ndërsa media të tjera thanë se ata sulmuan oficerët me thika derisa u përpoqën t’i çarmatosnin.

Ndër të tjera mësohet se dy sulmuesit janë vranë, pasi policia gjuajti me armë zjarri. Në këtë zonë është duke u zhvilluar një operacion kërkimi ndërsa policia po heton sulmin.

Ndërkohë në Çeçeni dhe rajonet tjera ruse të Kaukazit të Veriut, kryesisht të populluara nga myslimanët ndodhin shpesh luftime midis forcave qeveritare dhe militantëve, kryengritja e të cilëve buron nga dy luftërat separatiste post-sovjetike në Çeçeni.

Kaukazi i Veriut në vitet e fundit ka qenë gjithashtu në epiqendër të dhunës së bandave kriminale të organizuara, pastaj mosmarrëveshjeve politike, rivaliteteve klanore dhe përhapjes së islamit militant./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!