Sulm në bazën ajrore të Baladit në Irak, plagosen 4 persona

schedule21:20 - 12 Janar, 2020

schedule 21:20 - 12 Janar, 2020

Katër persona u plagosën të dielën gjatë një sulmi ndaj një baze ajrore në Balad në veri të Irakun, e cila strehon gjithashtu edhe personel amerikan. Ushtria irakiane tha në një deklaratë se në bazë ishin hedhur tetë raketa Katyusha.

Baza ndodhet rreth 80 kilometra në veri të kryeqytetit të vendit Bagdad. Burimet ushtarake i identifikuan të plagosurit si ushtarë irakianë dhe nuk pati asnjë raportim për viktima në radhët e trupave amerikane.

Në deklaratën e ushtrisë nuk thuhej se kush mund të ishte përgjegjës për sulmin dhe nuk përmendeshin tensionet e rritura mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, i cili të mërkurën e kaluar qëlloi me 16 raketa balistike dy baza ushtarake në Irak ku janë të vendosura forca amerikane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!