Prokuroria e Bosnjës Hercegovines ka kerkuar të dhëna për seancën e kesaj te marte te Kuvendit të Republikes Srpska, nën dyshimet për “sulm ndaj rendit kushtetues”.
Kjo prokurori i eshte drejtuar me kerkese Kuvendit të Republikës Sërpska por edhe kryetarit të këtij institucioni, Nenad Stevandiç, për dorëzimin e informacionit dhe ofrimin e detyrueshëm të ndihmës ligjore, ç’ka perfshin propozimet e rendit te dites per senancen e veçante te Kuvendit kete te marte.
Kuvendi i Republikës Sërpska ka ne rend dite, “informacionin mbi shkatërrimin e sistemit ligjor në Bosnjë e Hercegovinë nëpërmjet shkeljes së Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit”, ku nder te tjera pritet te diskutohet edhe ligji sipas te cilit po gjykohet presidenti i kesaj Republike, Milorad Dodik.
Gjykimi per Dodik nga deputetet e ketij kuvendi cilesohet si nje proces i sajuar politikisht.
Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës më 11 gusht të vitit të kaluar ngriti aktakuzë kundër Dodikut, pasi ai nënshkroi dekretet presidenciale dhe shpalli të vlefshme dy ligje entitetesh, të cilat më parë ishin anuluar nga përfaqësuesi i lartë Christian Schmidt.
Ky i fundit, eshte ne detyre ne Bosnje Hercegovine qe nga 2021, post i cili synon te ruaj zbatimin e marreveshjes se Dejtonit, qe i dha fund luftes 3 vjecare ne Bosnje.
Sipas Prokurorise se Bosnje Hercegovines, ndryshimet ne fjale lidhen me ndryshimet në Ligjin për publikimin e ligjeve dhe akteve të tjera të Republikes Srpska-së dhe Ligjin për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës.
Millorad Dodik ndodhet në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara që nga korriku i vitit 2017 për pengimin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit./abcnews.al