Sulm ndaj një anije tregtare në Detin e Kuq

schedule08:38 - 2 Shtator, 2024

schedule 08:38 - 2 Shtator, 2024

Është raportuar një incident i ri në Detin e Kuq nga Shërbimi Britanik i Sigurisë Detare në orët e para të mëngjesit të së hënës. Sipas UKMTO, incidenti ndodhi 70 milje në veriperëndim të Saleef, Jemen.

Sipas informacioneve, kapiteni i një anijeje tregtare ka raportuar se është goditur nga dy raketa, duke pretenduar edhe një shpërthim afër anijes.

Fatmirësisht nuk raportohet për viktima, ndërkohë kanë nisur hetimet për vlerësimin e dëmeve.

Deti i Kuq dhe Gjiri i Adenit janë shndërruar që nga nëntori 2023 në një “teatër” sulmesh të njëpasnjëshme nga Houthi, të cilët thonë se i kanë nisur në solidaritet me Rripin e Gazës, ku shpërtheu lufta midis Izraelit dhe Hamasit.

Disa marinarë janë vrarë ose plagosur rëndë në këto sulme, të cilat tani konsiderohen si një problem i madh për lundrimin në ujërat përreth Jemenit, një zonë detare jetike për tregtinë globale.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!