3 studentë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në një universitet të Tokios. Sipas mediave shtetërore, një student sulmoi me thikë 3 persona teksa ishin mbledhur për të dhënë një provim.
Autori i dyshuar, një student 17-vjeçar, është arrestuar. Policia e Tokios nuk dha detaje të tjera rreth sulmit. Krimet e dhunshme të këtij lloji janë të rralla në Japoni , por gjatë muajve të fundit ka pasur një rritje të sulmeve me thikë.
Tetorin e kaluar, një burrë i veshur si personazhi i Batman -it nga Joker goditi me thikë 17 pasagjerë treni në Tokio. Disa muaj më parë, ndodhi një tjetër sulm me thikë në një tren në kryeqytetin japonez, me disa të plagosur.
/abcnews.al