Sulm me thikë në një kopsht në Kinë, tre të vrarë, 6 të plagosur

schedule11:13 - 3 Gusht, 2022

schedule 11:13 - 3 Gusht, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kopsht në Kinë.

Një person i maskuar ka hyrë një një kopsht privat, ku ka sulmuar me thikë personat që ndodheshin atje.

Për pasojë janë vrarë 3 persona, ndërsa 6 të tjerë janë plagosur.

“Një gangster me kapuç në kokë hyri në kopshtin privat në Anfu. Sapo hyri në ambientet e kopshtit ai vrau tre persona dhe plagosi gjashtë të tjerë. Nuk dihet ende mosha e viktimave”, shkruajnë \

Autori i sulmit të përgjakshëm është arratisur, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.

Autoritetet vendase kanë publikuar emrin e autorit të dyshuar, bëhet fjalë për 48-vjeçarin Liu Mohui.

Kujtojmë se prillin e kaluar një 24-vjeçar hyri me thikë në një shkollë në Beiliu City, një qytete në rajonin Guangxi Zhuang të Kinës

Në qershor 2020, rreth 40 persona u plagosën në një sulm me thikë në një shkollë fillore në të njëjtën zonë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!