Sulm me thikë në Londër, masakrohen për vdekje tre të rinj

schedule12:37 - 20 Janar, 2020

schedule 12:37 - 20 Janar, 2020

Tre persona kanë humbur jetën në Londër, pasi janë sulmuar dhe masakruar me thikë.

Mediat britanike bëjnë me dije se viktimat janë tre të rinj identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, por besohet se janë të moshës 20 dhe 30 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në vendin e njohur si Seven Kings, Ilford në lindje të Londrës.

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë si të dyshuarit kryesor të kësaj ngjarje të rëndë.

Gjithashtu nga mediat mësohet se viktimat ishin të njohur mes tyre dhe i përkisnin një religjioni monoteist Indian.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë por vijojnë hetim për zbardhjen e detajeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!