Sulm me thikë në Francë, një viktimë dhe një i plagosur

schedule23:25 - 10 Prill, 2024

schedule 23:25 - 10 Prill, 2024

Dy persona janë sulmuar me thikë mbrëmjen e kësaj të mërkurë në Bordeaux të Francës. Të lënduar janë dërguar menjëherë në spital.

Sipas autoriteteve franceze njëri prej personave nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ndërsa i plagosuri tjetër ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Sipas informacioneve të gazetës Le Figaro, autori i sulmit dhe viktimat ishin emigrantë nga Afrika e Veriut.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!