Gjatë dy ditëve kryesore të festivalit janë arrestuar 275 persona, për një sërë veprash, duke përfshirë mbajtjen e armëve, sulmet seksuale, sulmet ndaj policisë dhe posedimin e drogës.
Dita e fundit e karnavaleve në Notting Hill, Londër u “përshkua nga dhuna e rëndë”, ku të paktën tetë persona u goditën me thikë brenda një nate. Mësohet se një 29-vjeçar dhe një 19-vjeçar janë në gjendje kritike.
Rreth dy milionë njerëz mendohet se kanë dalë në rrugët e Londrës perëndimore gjatë festës.
/abcnews.al