Sulm me thikë dhe armë zjarri në Japoni, humbin jetën tre persona

schedule21:13 - 25 Maj, 2023

schedule 21:13 - 25 Maj, 2023

Tre persona janë vrarë si pasojë e sulmeve me thikë dhe të shtënave me armë zjarri në qendër të Japonisë, kanë thënë mediat lokale.

Sulmuesi i dyshuar raportohet të ketë therur një grua, para se të sulmonte me armë zjarri dy zyrtarë policorë në qytetin Nakano.

Më vonë, sulmuesi e ka plagosur edhe një person tjetër.

I dyshuari, që besohet se është bujk, në të 30-at, është fshehur në një ndërtesë, pas incidentit.

Sipas mediave japoneze, nëna e të dyshuarit ka ikur nga ndërtesa ku është fshehur i biri.

Sulmet me armë janë jashtëzakonisht të rralla në Japoni, pavarësisht vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe, në korrik të vitit të kaluar.

Abe ka qenë kryeministri që ka udhëhequr më së gjati në Japoni, dhe vdekja e tij e ka tronditur shtetin.

Armët e zjarrit janë të ndaluara në Japoni, dhe shumë rrallë raportohet për sulme të dhunshme.

Më 2014, në Japoni janë regjistruar vetëm gjashtë incidente apo vdekje si pasojë e armëve, ndërsa në Shtetet e Bashkuara 33.599.

Njerëzit duhet të kalojnë teste shumë të vështira dhe teste të shëndetit mendor, në mënyrë që të blejnë një armë në Japoni.

Edhe pas kalimit të testeve, ata mund të posedojnë vetëm disa lloje armësh. /REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!