Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot disa persona humbën jetën disa të tjerë mbetën të plagosur, pas një sulmi me raketa ruse në Chernihiv.
“Raketat ruse goditën pikërisht qendrën e qytetit të Chernihiv. Një e shtunë si të tjerat, të cilën Rusia e ktheu në një ditë dhimbjeje dhe humbjeje. Ka të vdekur, ka të plagosur”, ka shkruar Zelensky në Telegram, ku ka postuar edhe një video të sulmit, pa specifikuar megjithatë numrin e viktimave.
/abcnews.al