Sulm me raketa në Jemen, 13 viktima, mes tyre edhe fëmijë

schedule09:10 - 30 Tetor, 2021

schedule 09:10 - 30 Tetor, 2021

13 persona, duke përfshirë një fëmijë, kanë humbur jetën pas një sulmi me raketa në pjesën veriore të Jemenit. Kështjella e fundit e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht në pjesën veriore të Jemenit të shkatërruar nga lufta, provinca e pasur me naftë Marib, ka qenë skena e konflikteve të përgjakshme gjatë javëve të fundit që janë përshkallëzuar edhe më shumë teksa Houthi-t po përpiqen të marrin kontrollin e kryeqytetit.


Forcat ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite po mbështesin trupat qeveritare tokësore duke u përpjekur të pengojnë një sulm rebel ndaj Iranit.

“Një raketë balistike e gjuajtur nga Houthi të enjten goditi shtëpinë e Sheikh Abdel Latif al-Kimbli në al-Juba, ku krerët e fiseve që luftonin përkrah forcave qeveritare po mblidheshin,” tha burimi.

“Trembëdhjetë persona u vranë, duke përfshirë një fëmijë,” dhe katër liderë të fiseve, sipas të njëjtit burim.

Aleanca e Riadit që ndërhyri në luftën në Jemen në fund të marsit 2015 ka folur pothuajse çdo ditë për gati tre javë për sulmet ajrore që  kanë shkaktuar viktima të shumta. Houthit kanë kontrolluar pjesën më të madhe të Jemenit verior që nga viti 2014, duke përfshirë kryeqytetin, Sanaa.

Konflikti prej më shumë se shtatë vitesh në vendin më të varfër të Gadishullit Arabik ka shkaktuar mijëra viktima kryesisht civilë, dhe ka zhvendosur miliona të tjerë, sipas organizatave ndërkombëtare të ndihmës.

Sipas OKB-së, Jemeni është zhytur në katastrofën më të keqe humanitare në botë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!