Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulm me dronë në natën e ndërrimit të viteve/ Rusia akuza Ukrainës për vrasjen e 24 personave

schedule19:35 - 1 Janar, 2026

schedule 19:35 - 1 Janar, 2026

Rusia akuzoi të enjten Ukrainën se ka vrarë të paktën 24 persona, përfshirë një fëmijë, në një sulm me dron gjatë natës së Vitit të Ri, duke goditur një hotel dhe një kafene ku civilët po festonin, në një zonë të kontrolluar nga Rusia në rajonin jugor të Khersonit.

Akuzat u bënë fillimisht nga Vladimir Saldo, guvernatori i vendosur nga Rusia në këtë rajon, i cili deklaroi se tre dronë ukrainas goditën vendin e festimeve në Khorly, një fshat bregdetar. Sipas tij, sulmi ishte i qëllimshëm dhe i drejtuar ndaj civilëve, duke shtuar se shumë persona “u dogjën të gjallë”.

Ministria e Jashtme ruse tha se sipas informacioneve paraprake, 24 persona u vranë dhe rreth 50 të tjerë u plagosën, përfshirë gjashtë të mitur që po trajtohen në spital. Në një deklaratë zyrtare, ministria e cilësoi sulmin si “krim lufte” dhe “akt terrorist”, duke theksuar se dronët kishin në shënjestër zona ku civilët ishin mbledhur për të festuar ndërrimin e viteve.



Ushtria ukrainase nuk reagoi menjëherë ndaj kërkesave për koment. Ukraina ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për vrasjen e civilëve në sulmet e saj ndaj qyteteve ukrainase.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, fajësoi gjithashtu mbështetësit perëndimorë të Ukrainës për ngjarjen. Sulmi u dënua ashpër edhe nga politikanë të lartë rusë, përfshirë kryetarët e të dy dhomave të parlamentit rus.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!