Disa persona kanë mbetur të lënduar pasi Aeroporti i Kuwatit u vu në shënjestër të një sulmi me dron iranianë. Sipas autoriteteve, disa punonjës të aeroportit pësuan lëndime të lehta, ndërsa nga sulmi janë shkaktuar edhe dëme materiale në Terminalin 1 të aeroportit.
Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, institucioni përgjegjës për aviacionin civil theksoi se situata është vënë nën kontroll të plotë nga autoritetet përkatëse dhe se po merren të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë. Sipas njoftimit, siguria e udhëtarëve dhe e stafit mbetet prioriteti kryesor, ndërsa vijojnë vlerësimet për dëmet dhe hetimet për rrethanat e sulmit.
Situation at Kuwait International Airport following an Iranian drone strike.pic.twitter.com/RNgYW1wAaG
— Clash Report (@clashreport) February 28, 2026


