Sulm me dron pranë centralit bërthamor të Zaporizhias

schedule17:44 - 4 Korrik, 2024

schedule 17:44 - 4 Korrik, 2024

Disa dronë dyshohet se kanë goditur afërsinë e centralit bërthamor të Zaporizhias, ka thënë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), duke cituar administratën e objektit.

Zyrtarët rusë pretenduan se tre dronë goditën një zonë pranë këtij centrali, shkruan Sky News.

Mbikëqyrja bërthamore e OKB-së ka thënë se ka marrë raporte për disa sulme me dronë në afërsi të vendit, duke plagosur disa  punëtorë dhe duke shkaktuar zjarre në zonën pyjore aty pranë.

Ekspertët e IAEA raportuan se panë tym që ngrihej pranë objektit dhe dëgjuan shpërthime.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!