Sulm me dron në Çernobil

schedule09:28 - 14 Shkurt, 2025

schedule 09:28 - 14 Shkurt, 2025

Një shpërthim është dëgjuar gjatë natës në vendin e centralit bërthamor të Çernobilit, ka njoftuar mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) deklaroi se një zjarr filloi pas shpërthimit.

Por, personeli i sigurisë u përgjigj brenda pak minutash, shkruan Sky News.

Ndërsa deri më tani nuk raportohet për viktima.

“Nivelet e rrezatimit brenda dhe jashtë mbeten normale dhe të qëndrueshme. IAEA vazhdon të monitorojë situatën”, shtoi agjencia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!