Sulm me bombë në një festival në Tajlandë/ Katër të vdekur dhe 48 të plagosur

schedule10:37 - 14 Dhjetor, 2024

schedule 10:37 - 14 Dhjetor, 2024

Katër persona u vranë dhe 48 u plagosën në një shpërthim në festivalin vjetor të organizuar nga Kryqi i Kuq në qytetin Umphang në provincën Tak, Tajlandë, i cili ndodhi mbrëmjen e së premtes, tha policia tajlandeze.

Policia njoftoi se ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në një sulm me bombë në veri të vendit që ndodhi pak para mesnatës të së premtes, kur një pajisje shpërthyese u hodh në një turmë njerëzish të mbledhur jashtë në një festival vjetor.

Nga shpërthimi i një mjeti shpërthyes të improvizuar, dy persona vdiqën në vend, dhe dy viktima të tjera u nënshtruan plagëve të marra në spitalin e Umfang, ndërsa një djalë 14-vjeçar ishte në mesin e të plagosurve.

Oficerët e policisë po marrin në pyetje dëshmitarët për detaje në lidhje me autorin, i cili u pa duke hedhur bombë drejt një grupi personash që morën pjesë në festival dhe hetuesit kanë shprehur bindjen se sulmuesi nuk ishte një qytetar i zakonshëm, pasi përmasat e shpërthimit sugjerojnë se u përdorën eksplozivë të shkallës ushtarake.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Thanatip Saëangsang i tha AP se policia lokale njoftoi se një përleshje shpërtheu midis grupeve rivale përpara shpërthimit dhe se provat mjeko-ligjore treguan se pajisja shpërthyese ishte një bombë e bërë vetë.

Kryeministrja Paetongtarn Shinaëatra shprehu ngushëllimet e saj për viktimat dhe familjet e tyre dhe urdhëroi personelin e sigurisë dhe agjencitë përkatëse në zonë që të hetojnë dhe ndihmojnë të prekurit, tha qeveria./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!