Sulm me bombë në Jemen, vriten 2 ushtarë

schedule20:12 - 4 Tetor, 2023

schedule 20:12 - 4 Tetor, 2023

Dy ushtarë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në një sulm me bombë që ndodhi sot në provincën Abyan të Jemenit jugor.

Një zyrtar lokal, i kontaktuar nga agjencia e lajmeve Xinhua, tha se objektivi i bombardimit ishte një patrullë ushtarake.

Mjeti shpërthyes ishte vendosur në anë të një rruge dhe shpërtheu kur po kalonte një automjet ushtarak. Nga shpërthimi i fuqishëm automjeti u shkatërrua plotësisht dhe dy ushtarë u vranë menjëherë.

Autoritetet vlerësojnë se kjo është punë e xhihadistëve që janë pranë Al-Kaedës dhe janë mësuar të ngrenë prita kundër forcave qeveritare.

Në muajt e fundit, numri i sulmeve kundër forcave të sigurisë është rritur në provincat jugore të Jemenit, ndërsa xhihadistët kërkojnë të përfitojnë nga lufta civile për të konsoliduar praninë e tyre në vend.

Jemeni është zhytur në luftë civile që nga viti 2014, ndërsa rebelët Houthi luftojnë kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të vendit. Një aleancë ushtarake e udhëhequr nga Arabia Saudite ndërhyri në luftë në mars 2015 në mbështetje të forcave qeveritare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!